Shimpanzeja më e vjetër në botë, në Kopshtin Zoologjik të Shkupit
Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit tërheq vëmendjen e vizitorëve prezenca e shimpanzesë më të vjetër në botë, Mimi, që është rreth 60-vjeçare, raporton Anadolu.
Kopshti Zoologjik i Shkupit ekziston që nga viti 1926 dhe me kalimin e viteve është zhvilluar në aspektin hapësinor dhe është rritur edhe numri i kafshëve. Sot në Kopshtin Zoologjik të Shkupit ekzistojnë rreth 600 kafshë dhe 93 specie të ndryshme.
Ndërkaq, më atraktive këtë vend e bën edhe prezenca e shimpanzesë më të vjetër në botë Mimi, e cila ka pesë vjet që gjendet në Kopshtin Zoologjik të Shkupit.
Kujdestarja e kopshtit zoologjik, Aleksandra Stevkovska, duke folur për Anadolu, tregoi rreth kujdesit dhe mirëmbajtjes së Mimit. “Kam 11 vjet e gjysmë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, duke u kujdesur për shimpanzetë dhe gjitarët në kopshtin zoologjik. Unë isha në trajnim për shimpanzetë në Holandë, ku ata na mësuan se si të sillemi dhe çfarë duhet të bëjmë në lidhje me shimpanzenë që jeton në kopshtin tonë zoologjik”, tha ajo.
– Rrugëtimi i shimpanzesë nga Afrika në Shkup
Duke treguar se shimpanzeja Mimi është rreth moshës 60-vjeçare Stevkovska tha: “Kanë pesë vjet e gjysmë këtu, vijnë nga Afrika, sepse familja jonë e shimpanzeve është e përzier, Mimi i përket llojit Bonobo, që dallon nga ajo e zakonshme”.
Mimi ka ardhur nga Afrika në një cirk në Gjermani, nga aty në Holandë dhe rrugëtimi i sạj ka arritur deri në Kopshtin Zoologjik në Shkup.
Shimpanzeja Mimi është e sëmurë, ka problem me zemrën dhe mushkëritë dhe duhet të marrë terapi çdo ditë për gjithë jetën. Një pjesë të terapisë e merr në mëngjes në orën 9:00, pjesën tjetër në mesditë, por duhet ta marrë për gjithë jetën, pasi kjo i jep mundësi të jetojë më gjatë.
– Shimpanzetë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit
Kujdestarja e kopshtit zoologjik theksoi se familja e shimpanzeve përbëhet nga dy meshkuj. Dy meshkujt janë Izi dhe Koko. Mimi është më e vjetra, që është 62 vjeçe, Izi është 39 vjeç dhe Coco është 29 vjeç.
Gjithashtu tha se Izi bashkëpunon shumë mirë, bën të gjitha trajtimet mjekësore, të gjitha stërvitjet, e njashtu edhe Mimi. Por Koko është ngacmuesi në grup, bashkëpunon rrallë, thotë ajo.
Stevkovska tha se Mimi është ndërmjetëse e grupit kur grinden meshkujt dhe se ajo i qetëson ata.
Duke folur për përjetimet e saj me shimpanzetë ajo tha: “Është shumë bukur të punosh me ta, të japin dashuri shumë të bukur, të gjithë e ndiejmë, kur vijmë në mëngjes të gjithë buzëqeshin, kështu që sheh një shimpanze ka një buzëqeshje shumë të bukur dhe të pushton shpirtin, është punë e bukur dhe është një gjë fisnike”.