SHBA njofton tranzicionin ushtarak në Irak, por thotë se nuk po tërheq trupat
Shtetet e Bashkuara dhe Iraku njoftuan të premten një marrëveshje të re dypjesëshe që do t’i japë fund koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Amerika për të mposhtur ISIS-in në Irak, por do të mbetet i pranishëm për të luftuar ISIS-in në Siri.
“Për të qenë të qartë, Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga Iraku”, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës Biden.
Zyrtari tha se tranzicioni nuk ishte fundi i koalicionit global, i cili do të përfshijë një tërheqje me dy faza të pranisë së trupave ndërkombëtare brenda Irakut.
Prania e forcave të koalicionit në vende të caktuara në Irak do të përfundojë këtë vit edhe atë deri në shtator 2025.
Uashingtoni dhe Bagdadi kanë arritur një mirëkuptim se ISIS mbetet një kërcënim në Sirinë verilindore dhe do të lejojë praninë e vazhdueshme të trupave të SHBA-së dhe koalicionit për të vazhduar operacionet anti-ISIS nga Iraku gjatë fazës së dytë të paktën deri në vitin 2026.
Kjo do të varet nga “kushtet në terren dhe konsultimet midis liderëve të ardhshëm politikë në Irak”, citohet të ketë thënë zyrtari i lartë i administratës.
“Pra, për të qenë të qartë, ndërsa misioni i koalicionit ndërkombëtar në Irak do të përfundojë deri në shtator 2025, misioni ushtarak i koalicionit që vepron në Siri do të vazhdojë”, ka shtuar zyrtari.