SHBA-ja konfirmon se Koreja e Veriut po dërgon trupa në Rusi

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd James Austin konfirmoi pretendimet se Koreja e Veriut dërgoi trupa në Ukrainë për të mbështetur Rusinë, e cila është në luftë me Ukrainën, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, Austin iu përgjigj pretendimeve se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi.

“Ne po shohim prova se ka trupa të Koresë së Veriut që po shkojnë në Rusi. Nuk dihet ende se çfarë po bëjnë ata”, tha Austin. Ai u bë zyrtari i parë i lartë amerikan që konfirmoi zyrtarisht transferimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi.

Duke deklaruar se SHBA-ja po përpiqet të përcaktojë se çfarë do të “marrë” Koreja e Veriut në këmbim të “mbështetjes me njerëz” për Rusinë, Austin nuk dha informacione në lidhje me numrin e ushtarëve të Koresë së Veriut aktualisht në Rusi ose që pritet të dërgohen në Rusi në afat të afërt.

Ukraina dhe Koreja e Jugut pretendojnë se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi për të mbështetur luftën e saj me Ukrainën.

 

– Inteligjenca e Koresë së Jugut: Janë dërguar 3 mijë ushtarë

Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) informoi anëtarët e komisionit të inteligjencës parlamentare.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap me seli në Seul, deri më tani në Rusi janë dërguar rreth 3 mijë ushtarë të Koresë së Veriut ndërsa rreth 10 mijë ushtarë do të vendosen në Rusi deri në dhjetor.

NIS tha se që nga java e kaluar, Koreja e Veriut ka dërguar rreth 1.500 ushtarë në fazën e parë.

– Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Koresë së Veriut

Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi vizitë zyrtare në Korenë e Veriut në qershor ku u nënshkrua një “marrëveshje gjithëpërfshirëse e partneritetit strategjik” midis palëve.

Putin shmangu përdorimin e fjalës “aleancë”, duke deklaruar se marrëveshja premtonte se pala tjetër do të ofronte ndihmë ushtarake nëse njëra nga palët sulmohej.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un e përshkroi marrëveshjen si një “pakt” dhe theksoi se marrëdhëniet ishin ngritur në nivelin e “aleancës së lartë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button