SHBA i shet armë Izraelit në vlerë të 20 miliardë dollarëve
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë dritën jeshile të shitjes së armëve në vlerë të 20 miliardë dollarëve për Izraelit, njoftoi ministria e mbrojtjes e vendit.
Sipas njoftimit të Pentagonit, Izraeli po planifikon të blejë aeroplanë F-15 me vlerë 19 miliardë dollarë.
Përveç kësaj, autoritetet izraelite po blejnë edhe municion për tanke me vlerë 774 milionë dollarë dhe automjete ushtarake me vlerë 583 milionë dollarë, shkruan ap.
Municionet për tanket mund të vijnë në Izrael pas përfundimit zyrtar të shitjes, ndërsa autoritetet në Tel Aviv do të duhet të presin për përfundimin e prodhimit të aeroplanit F-15.
Kjo shitje armësh vjen në një kohën kur Izraeli ka vrarë 40,000 palestinezë që nga 7 tetori 2023, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në gati 100,000.