SHBA akuzon BE-në për gjobat ndaj “Apple” dhe “Meta”: Një formë e re e zhvatjes ekonomike

SHBA kritikon gjobat e BE-së për Apple dhe Meta. Për Shtëpinë e Bardhë, ato janë “një formë e re e zhvatjes ekonomike” dhe “ne nuk do t’i tolerojmë”.

Rregulloret ekstraterritoriale “që synojnë dhe dëmtojnë në mënyrë specifike kompanitë amerikane, mbytin inovacionin dhe mundësojnë censurën, do të njihen si barriera tregtare dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për një shoqëri të lirë civile” – është njoftimi që vjen nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, BE po vlerëson mundësinë e takimit me Trump edhe pse për momentin asgjë nuk është konfirmuar. Kështu deklaroi Paula Pinho, zëdhënësja e Presidentit të Komisionit Evropian, e pyetur gjatë një konference për shtyp në lidhje me takimet e mundshme në Romë mes Presidentes së ekzekutivit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidentit amerikan Donald Trump.

“Fokusi kryesor” i udhëtimit të von der Leyen në Romë “është në të vërtetë funerali i Papa Françeskut”. “Nëse lindin mundësi të tjera, përveç funeralit, atëherë ato, natyrisht, do të jenë të dobishme.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button