Sekretari i OKB-së: Ndihmat për Gazën janë gati, por Izraeli vazhdon t’i bllokojë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka tërhequr vërejtjen sërish për krizën humanitare dhe krizën e urisë në Gaza. Ai ka thënë se nës nuk futet mjaftueshëm ndihmë humanitare në Gaza, shumë njerëz do të vdesin.

Ndërkohë, ofensiva ushtarake izraelite po intensifikohet me nivele të tmerrshme vdekjesh dhe shkatërrimi. Sot, 80 për qind e Gazës është shpallur ose si zonë e militarizuar nga Izraeli ose si një zonë ku njerëzve u është urdhëruar të largohen. Me fjalë të tjera, katër të pestat e territorit të Gazës janë bërë zona të ndaluara për vetë banorët e saj.

“Prandaj, përtej çështjeve teknike si numri i kamionëve në një moment të caktuar, është thelbësore të fokusohemi te pamja e madhe. E pamja e madhe është kjo: pa një ndihmë humanitare që të jetë e shpejtë, e besueshme, e sigurt dhe e vazhdueshme, gjithnjë e më shumë njerëz do të vdesin – dhe pasojat afatgjata për të gjithë popullsinë do të jenë të thella”, tha Guterres.

Kombet e Bashkuara kanë qenë të qarta: ne nuk do të marrim pjesë në asnjë skemë që nuk respekton ligjin ndërkombëtar dhe parimet humanitare të njerëzimit, paanshmërisë, pavarësisë dhe neutralitetit.

Poashtu kemi qenë të qartë edhe për atë që nevojitet:

-Një armëpushim i përhershëm,

-Lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte i të gjithë pengjeve,

-Dhe qasje e plotë humanitare.

OKB-ja dhe partnerët tanë kanë një plan të detajuar, me parime dhe të zbatueshëm, i përbërë nga 5 faza, dhe i mbështetur nga shtetet anëtare, për të sjellë ndihmën te një popullatë në dëshpërim:

-Sigurimi i shpërndarjes së ndihmës në Gaza,

-Kontrollimi dhe skanimi i ndihmave në pikat e kalimit,

-Transportimi i ndihmës nga pikat e kalimit në qendrat humanitare,

-Përgatitja për shpërndarje të mëtejshme,

-Dhe dërgimi i ndihmës te njerëzit në nevojë.

“Ne kemi personelin, rrjetet e shpërndarjes, sistemet dhe lidhjet me komunitetin për të vepruar. Ndihmat – 160,000 paleta, që do të mbushnin gati 9,000 kamionë – janë gati, duke pritur. Ky është apeli im për ndihmë jetike për popullin e Gazës, që po vuan prej kohësh: Le ta bëjmë siç duhet. Dhe ta bëjmë menjëherë”, tha Guterres.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button