Seancë gjyqësore për ish-drejtorin e Higjienës Komunale

Sot mbahet seancë gjyqësore edhe për ish-drejtorin e Ndërmarrjes së Higjienës Komunale, Sabahudin Rustemi.
Ai akuzohet se gjatë muajit tetor të vitit 2025 ka penguar grumbullimin në kohë të mbeturinave, në periudhën kur kryeqyteti ishte i mbuluar nga grumbujt e plehrave.
Prokuroria sheh përgjegjësi edhe te menaxheri për menaxhimin e mbeturinave në ndërmarrje, Aki Saiti, ndaj të cilit po ashtu është ngritur aktakuzë. Të dy akuzohen për rrezikim të mjedisit jetësor.
Sipas Prokurorisë, Rustemi dhe Saiti me vetëdije nuk kanë zbatuar planet për menaxhimin e mbeturinave komunale dhe, për më tepër, nuk janë kujdesur për funksionimin e rregullt të pajisjeve dhe mjeteve për grumbullimin e mbeturinave.
Si pasojë, sipas aktakuzës, të pandehurit kanë mundësuar krijimin e deponive të paligjshme në sipërfaqe publike dhe rrugore.



