Sali: Mjekësia familjare ka rol kyç në sistemin shëndetësor

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë në hapjen e simpoziumit ndërkombëtar të Shoqatës së Mjekësisë së Përgjithshme Familjare, ku u diskutua mbi qasjet moderne në trajtimin e pacientit si një tërësi.
Në fjalën e tij, Sali vlerësoi rëndësinë e temës së zgjedhur, duke theksuar se ajo pasqyron zhvillimet bashkëkohore në mjekësi. “Vlerësoj lart zgjedhjen e kësaj teme, e cila reflekton qartë qasjen moderne të mjekësisë ndaj njeriut si një tërësi e pandashme, ku shëndeti fizik, mendor, social dhe emocional janë të lidhura ngushtë,” deklaroi ai.
Ai nënvizoi gjithashtu rolin thelbësor të mjekësisë familjare në funksionimin e sistemit shëndetësor, duke e cilësuar atë si hallkë kyçe për kujdesin ndaj pacientëve. “Mjekësia familjare ka rol kyç si porta e parë e sistemit shëndetësor dhe si garantuese e kujdesit të vazhdueshëm për pacientin,” theksoi Sali.



