Ronaldo vendos vetëm një kusht përpara se të blejë gjigantin e La Ligës

Informacioni se Cristiano Ronaldo po e shqyrton seriozisht mundësinë për t’u bërë pronar i Valencias u publikua në fund të shkurtit dhe tashmë gazetari spanjoll Julian Redondo ka konfirmuar se diçka konkrete po ndodh realisht.

Në rubrikën e tij për Mundo Deportivo, Redondo ka shkruar se Ronaldo do të bëhet pronar i ri i Valencias, por me kusht që klubi të ruaj statusin e saj në La Liga.

Valencia është aktualisht në pozitën e 15-të në La Liga me 31 pikë të fituara, që është vetëm katër pikë mbi zonën e rënies, me nëntë xhiro deri në fund të kampionatit.Nga ana tjetër, Ronaldo po luan sezonin e tij të tretë për klubin saudit, Al-Nassr, por tashmë po mendon për jetën pas karrierës së tij profesionale.

Ai tashmë ka nisur një sërë sipërmarrjesh biznesi, duke përfshirë zinxhirë hotelesh, qendra fitnesi dhe marka të ndryshme, por duket se dëshira e tij është të mbetet i lidhur me futbollin.

Ronaldo kështu tregoi interes për të marrë përsipër Valencian, një klub që aktualisht drejtohet nga Peter Lim, një person i cili është kritikuar ashpër nga tifozët për një kohë të gjatë.

Disa burime pohojnë se Ronaldo do të kishte ndihmën financiare të princit saudit Mohammed bin Salman dhe familjes së tij në këtë investim.

Në xhiron e radhës kanë një vizitë te Real Madridi, ku vështirë se mund të llogarisin në një detyrë të lehtë apo të marrin pikë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button