RMV, një autobus me nxënës është prishur katër herë gjatë kthimit nga ekskursioni

Prindërit e nxënësve të mitur të Gjimnazit të Shkupit “Orce Nikollov” mbetën zgjuar dhe të shqetësuar gjatë natës, pasi fëmijët e tyre nuk mund të ktheheshin në shtëpi nga ekskursioni, sepse autobusi u prish katër herë gjatë rrugës. Në fund, pas një denoncimi të një prindi në MPB, policia e trafikut e ndaloi autobusin në pikën e pagesës, ia ndaloi lëvizjen dhe urdhëroi që një transportues tjetër të sillte një autobus të ri dhe të sigurt për t’i dërguar nxënësit në shtëpi, shkruan SDK.mk, transmeton Portalb.mk.

Sot në mëngjes “SDK” i bëri pyetje MPB-së për rastin, ndërsa më vonë gjatë paradites Ministria publikoi një njoftim në faqen e saj.

“Sipas një denoncimi të mëparshëm në SVR Veles nga një qytetar, fëmija i të cilit i mitur ndodhej në një autobus me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik nga Shkupi, i cili po kthehej nga ekskursioni dhe kishte defekte disa herë gjatë rrugës, më 08.05.2026 në orën 22:50, në stacionin e pagesës ‘Oтовица’, në autostradën Veles–Shkup, nga policët e SVR Veles u ndalua një autobus ‘Setra’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.Ѓ. (43) nga Shkupi. Autobusi u sekuestrua dhe u dërgua në stacion për kontroll teknik për të përcaktuar gjendjen teknike. Pasagjerët u transportuan të sigurt me një autobus tjetër deri në destinacionin përfundimtar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas përfundimit të plotë të rastit dhe kontrollit teknik të jashtëzakonshëm, do të paraqiten procedurat përkatëse, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button