Rinovon Pep Guardiola/ Tekniku katalanas, kontratë deri në 2027 te Manchester City
Ka fituar gjithçka me këtë ekip dhe u mendua se po mërzitej.
Ndodhi ndryshe dhe Pep Guardiola është në prag të rinovimit të kontratës me Mançester Sitin.
Trajneri I kampionëve të Anglisë, sipas mediave britanike, ka rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin në stadiumin “Etihad”, duke zgjatur kontratën e tanishme edhe me dy vjet të tjera, deri në 2027.
Një lajm I madh për Sitin që rrezikonte të humbiste edhe teknikun, edhe drejtorin sportiv, Ciki Berigistain.
Nuk jepen hollësi për kontratën e re, por kthesa duket e fortë sepse bindja ishte që katalanasi do të largohej pasi e drejtoi ekipin që nga viti 2016.
Jo vetëm kaq, por edhe u përfol që Pep do të ishte pasardhësi I Garet Sauthgejtit në stolin e Anglisë.
Guardiola theu një rekord duke fituar 4 tituj radhazi të Premier Ligës, dhe pesë gjithsej, ndërsa fitoi edhe Championsin.
Me 11 vjet në drejtim, ai do të jetë njëri nga trajnerët me jetëgjatë në kampionatin anglez, ndonëse larg rekordit të Sër Aleks Fergusonit tek Mançester Junajtidi apo epokës së gjatë të Arsen Vengerit tek Arsenali.