Rijetësimi i figurës së Adem Jasharit nëpërmjet Inteligjencës Artificiale

Figura e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, është vizualizuar falë punës kreative të Fatmir Varakut, kosovarit që ka bërë një film të shkurtër për të, duke kombinuar dizajnin tredimensional (3D) dhe Inteligjencën Artificiale (AI).

Pikërisht për nder të 27 vjetorit të rënies së familjes Jashari, manifestim i cili njihet si Epopeja e UÇK-së, dizajneri me prejardhje nga Gjakova, i frymëzuar nga këto ditë me rëndësi për historinë kosovare, vendosi rikthimin e heroit me një film të shkurtër, të parin që nga përfundimi i luftës për Adem Jasharin.

Duke folur për Anadolu, Varaku tregon se skenarin e filmit “Adem” i cili zgjat dy minuta e gjysmë, e ka bërë i inspiruar nga historia e vërtetë e komandantit legjendar Adem Jashari dhe vëllait Hamëz Jashari, ndërsa realizimi i mori rreth një vjet kohë, me punë jointensive.