Real Madridi arrin marrëveshje me Trent Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold pritet të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Raportet nga Spanja thonë se ai tashmë ka vendosur të bashkohet me Real Madridin si transferim i lirë në verë.
Gazeta madrilene “Marca” pretendon se Real Madridi ka punuar për këtë lëvizje prej disa kohësh.

Mbrojtësi i djathtë nuk ka ndryshuar mendje, pavarësisht përpjekjeve të Liverpoolit për ta mbajtur atë.

Kontrata e tij aktuale skadon në qershor dhe sipas “Marca”-s, Real Madridi ka arritur marrëveshje të plotë me të për pagën, kohëzgjatjen e marrëveshjes dhe detaje të tjera.

Mbetet vetëm nënshkrimi zyrtar. 26-vjeçari do të bashkohet me madrilenët si një transferim të lirë pasi të përfundojë sezoni.

26-vjeçari këtë edicion me fanellën e Liverpoolit në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button