Punëtorët nga Banglladeshi i ikin punëdhënësit nga Zhelina e Tetovës

Shtatë shtetas të Banglladeshit kanë ikur nga një firmë më Zhelinë të Tetovës ku ishin të punësuar në marrëdhënie të rregullt pune dhe me dokumente me qëndrim të përkohshëm, përcjell INA.
Policia njoftoi se pronari i kompanisë J.A. 47 vjeç nga Zhelina ka denoncuar dje në ora 13:30 se të njëjtën ditë, shtatë punëtorë nga Bangladeshi janë larguar në drejtim të panjohur, të cilët kishin ardhur në punë që nga 18 shtatori 2024 me vizë të rregulluar.
MPB informoi se deri tani nuk ka informacione për vendndodhjen e këtyre shtetasve të huaj.