Prokurorët hynë në banesën e djegur në Çair, do të hetohen shkaqet e zjarrit

Pasi SPB Shkup i bëri të gjitha përgatitjet dhe siguroi qasjen në objekt, Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekipet policore filluan hetimet në objektin në rrugën “Prohor Pçinjski” në Çair, ku më 2 tetor ka shpërthyer zjarri në bodrum, njoftoi Ministria e Brendshme.

Policia shpjegon se në mënyrë të organizuar, çdo pronar i çdo banese të ndërtesës së djegur do të hyjë bashkë me prokurorët për të shënuar dëmin material që ka pësuar.

“Qasja në objekt kontrollohet rreptësisht dhe fillimisht në prani të qiramarrësve bëhet shënimi i gjësendeve dhe dëmi i banesës. Dhomat e bodrumit, nga ku sipas informacioneve fillestare ka rënë zjarri, po sigurohen ende për qasje dhe ekzaminim të shkaqeve. Kohëzgjatja e veprimeve hetimore në terren do të varet nga koha e nevojshme për mbledhjen e të gjitha provave”, shton MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button