Prezantim i rezultateve nga hulumtimi për gjendjen me fëmijët në rrugë

Në Qendrën për qëndrim ditor për fëmijë në rrezik “Rrugica e shpresës”, që ndodhet në objektin e kppshtit “8 Prilli” në komunën e Shuto Orizares, sot do të mbahet ngjarje me temë “Rritja e fëmijëve në mjedis të shëndoshë familjar, em kujdes cilësor prindëror-segment kyç për zgjidhje efikase të dukurisë negative-fëmijë në rrugë dhe kërkimi i lëmoshës”, kumtuan nga Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Avokatit të popullit.
Përndryshe, ngjarja është organizuar në kuadër të projektit të BE-së “Përforcim i të drejtave themelore dhe zbatim i përforcuar i masave alternative”, financiarisht i mbështetur nga Bashkimi Evropian.



