Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Kosovën ditën e sotme, 26 tetor.

Von der Leyen do të ketë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Me Osmanin takimi do të zhvillohet në orën 09:45 dhe pas takimit do të ketë konferencë për media. Ndërsa, Von der Leyen me Kurtin do të takohen në orën 11:00.

Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Më 24 tetor, ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, pas kësaj ajo shkoi në Maqedoninë e Veriut dhe e u takua kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Më 25 tetor, ajo ishte Serbi dhe do të zhvilloi takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe jo kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, pasi ai u takua me ministrin për zhvillim ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Të njëjtën ditë më 26 tetor pas Kosovës, Von der Leyen do të jetë në Mal të Zi e do të pritet nga presidenti malazez Jakov Milatoviq dhe kryeministri Milojko Spajiq.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button