Presidenti palestinez: Ka ardhur koha që të ndalet padrejtësia

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka thënë gjatë samitit të bllokut BRICS se “ka ardhur koha të ndalet padrejtësia”, gjatë diskutimit të liderëve rreth konflikteve që kanë përfshirë Lindjen e Mesme.

“Krimet e gjenocidit dhe spastrimit etnik po kryhen në Rripin e Gazës”, ka thënë Abbas.

Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë, raporton AP.

Rreth 100 pengje janë ende brenda Gazës, një e treta e të cilëve besohet të jenë të vdekur.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 42,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, sipas të cilës gratë dhe fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e viktimave.

Lufta ka zhvendosur rreth 90% të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës.

“Ka ardhur koha për të ndaluar padrejtësinë dhe për t’i dhënë fund praktikave të ngacmimit përmes forcës ushtarake dhe zgjatjes së pushtimit”, ka shtuar Abbas, i cili foli gjithashtu për dhunën e kolonëve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button