Presidenti kroat Millanoviq përsëriti se nuk do të dërgojnë ushtarë në Ukrainë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, duke vazhduar të njëjtin qëndrim si më parë, përsëriti se nuk bëhet fjalë për “dërgimin e trupave në Ukrainë”.
Millanoviq reagoi ndaj pjesëmarrjes së kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, në takimin e “Koalicionin e të Gatshmëve” të mbajtur dje onlajn, në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Presidenti kroat Millanoviq, i cili ka deklaruar shpesh se Kroacia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, mbajti të njëjtin qëndrim.
“Kryeministri kroat (Plenkovi) mori pjesë në takimet e “Koalicionit të të Gatshmëve”, ku përfshihen vendet që kanë njoftuar qëllimin e tyre për të dërguar trupa në Ukrainë. Dua t’ju kujtoj se Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s, dhe se ajo ka vetëm detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i saj në këto aleanca”, theksoi Plenkoviq.
Sipas tij, Kroacia nuk ka asnjë detyrim të zbatojë marrëveshjet politike ose ushtarake të vendeve të “Koalicionit të të Gatshmëve”.
“Qeveria kroate nuk ka autoritet për të dërguar trupat e saj në luftën në Ukrainë. Unë u bëra udhëheqës i Kroacisë me votë popullore. Qëndrimi im për këtë çështje (dërgimi i trupave në Ukrainë) është i qartë. Trupat kroate nuk do të përfshihen në luftën e dikujt tjetër. E përsëris këtë”, theksoi ai më tej.