Presidenti i Kenias tërheq ligjin për taksat pas protestave vdekjeprurëse

Presidenti i Kenias, William Ruto, ka deklaruar se do ta tërheqë projektligjin financiar i cili parasheh rritjen e taksave, pas protestave vdekjeprurëse të martën, gjatë të cilave u përfshi nga flakët edhe ndërtesa e Parlamentit.

Në një adresim për kombin e tij, ai ka thënë se ishte e qartë se keniasit “nuk duan” të kenë të bëjnë asgjë me projektligjin, raporton BBC.

“Unë pranoj”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk do ta nënshkruante projektligjin në ligj.

Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur në protestat e dhunshme të së martës kundër projektligjit, sipas Komisionit Kombëtar Kenian për të Drejtat Njerëzore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button