Prej sot filloi pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot, më 9 korrik 2026, filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin qershor të këtij viti.

Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile.

Po ashtu, përfituesit, të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button