Policia me detaje për sulmin fizik ndaj kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdini

Kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini, është rrahur nga disa persona me maska në “Restorant Ballkanika Rustikana” në Shkup.

Fillimisht lajmin e ka komfirmuar edhe zëdhënësi i FFM-së, i cili tha për Alsat: “Duke lënë restorantin pas një takimi pune, disa persona të panjohur kanë sulmuar presidentin dhe shoqëruesin”.

Ndërkaq, gjatë daljes nga stacioni policor ku denoncoi incidetin, Sejdini tha se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar teksa ka qenë duke dalë nga një lokal.

“Për momentin unë nuk mund ta di se kush e ka kryer sulmin. Isha në restorantin ballkanika dhe në momentin që dola nga parkingu më sulmuan tre persona. Falë Zotit kalova lehtë. Shpresoj që organet e MPB-së dhe gjithë insitucionet relevante do t’i marrin masat për zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Sejdini.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë deklaruar se personat që e kanë sulmuar Muhamed Sejdinin, kryetarin e FFM-së, nuk kanë pasur maska. Por, pas aktit, ata menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më 27.09.2024 rreth orës 18.40 M.S. (55) nga Kërçova, ka denoncuar se para objektit hotelerik në Shkup është sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët gjatë sulmit nuk kanë pasur maska në kokë, ku më pas janë larguar. Ndërmerren masat për gjetjen e sulmuesve dhe për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button