Petrovska: VMRO-DPMNE ia arriti qëllimit, e largoi vendin nga BE-ja

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska tha se Qeveria e arriti qëllimin e saj, që është distancimi i Maqedonisë së Veriut nga BE-ja. Sipas saj, fakti që Shqipëria do të vazhdojë negociatat me BE-në, derisa RMV të mbetet në vend, ishte ajo që dëshironte VMRO-DPMNE-ja.

“DPMNE-ja dhe qeveria do të bëjnë gjithçka që sa më shpejt të largohen nga BE-ja, sepse kjo u shkon për shtati. Ndërsa konstatimet e tyre se po na ndodhin padrejtësi, pa ofruar plan, janë vetëm arsyetime dhe nuk i përshtaten deklaratave të shtetarëve dhe politikanëve përgjegjës”, tha Petrovska.

Ajo tha se me pretekstin se po i mbrojnë interesat kombëtare, e përkundrazi po i mashtrojnë qytetarët me kredi të lira kineze, VMRO-DPMNE nuk ka plan për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Petrovska theksoi se VMRO-DPMNE-ja i ka gënjyer qytetarët, sidomos kur u ka premtuar se do të rinegociojë kornizën e negociatave.

“DPMNE po digjet sepse kanë dalë në dritë gënjeshtrat se do të rinegociojnë një kornizë më të mirë negociuese dhe se do ta kthejnë emrin. Nuk kanë plan. Kur morëm vendimin që Shqipëria të nisë negociatat me BE-në, për DPMNE-në të gjithë e kanë fajin, vetëm ata jo. Kur LSDM-ja e pranoi kornizën negociuese, ne e kishim të qartë se kjo është rruga e vetme për në BE dhe morëm një vendim të guximshëm. Qeveria aktuale nuk e realizoi atë që premtoi se do të angazhohej. Qytetarët duan integrim më të shpejtë në BE. Obligimi i DPMNE-së është të vazhdojë procesin e integrimeve evropiane të vendit”, tha Petrovska.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button