“Përshëndeteni Sorosin nga ana ime”, Elon Musk ironizon protestuesit që i ndërprenë fjalën: Ka sjellë operativët e tij në takim (VIDEO)

Elon Musk u ironizoi disa protestues gjatë një takimi që ai zhvilloi në shtetin Uiskonsin në SHBA. Në këtë shtet pritet të zhvillohet një garë e rëndësishme për Gjykatën Supreme.
Ndërsa po diskutonte për kërcënimet me vdekje që ai ka marrë që kur u bë kreu i agjencisë DOGE dhe për dy tentativat për vrasjen e Donald Trump, Musk u ndërpre nga një protestues.
Në një video virale në X, Musk tha: “Ishte e pashmangshme që të paktën disa operativë të Sorosit të ishin në audiencë. Përshëndeteni Sorosin nga ana ime”.
Elon Musk u dha dy votuesve në Uiskonsin nga 1 milionë dollarë secilit pasi kishin nënshkruar online një peticion kundër gjyqtarëve ‘aktivistë’.
Ai po ofron 100 dollarë për këdo tjetër që ka nënshkruar peticionin.
Qëllimi është që të shmanget fitorja e gjyqtarëve të majtë.
Një praktikë të tillë, të dhurimit të 1 milion dollarëve për votues të përzgjedhur me lotari, Musk e përdori edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale.