Përmbytje në Tetovë, raportohet për dëme materiale
Shtabi i Krizave i Komunës së Tetovës ka njoftuar QMK-në Rajonale se nga stuhia është bllokuar rruga lokale për në fshatin Vejcë të Sharrit, si dhe rruga afër kazermës së Tetovës e cila është përmbytur, ndërsa një veturë ka mbetur e bllokuar.
Oborret e përmbytura të shtëpive familjare, derdhja e kanalizimeve dhe veturat e dëmtuara janë dëmet nga stuhia që ka përfshirë sonte Tetovën dhe Tetovskon, të cilat janë lajmëruar në numrin e vetëm të emergjencës – 112, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
Masa e paqëndrueshme ajrore nga rajoni i Pollogut për momentin ka prekur edhe Luginën e Shkupit, ku pas erës së fortë filloi të bjerë shi i përzier me shkarkime të shpeshta elektrike në atmosferë.
Ndryshe, në rajonin e Pollogut, stuhia e përcjellë me reshje të dendura të rrëmbyeshme, bubullima, erë e fortë dhe breshëri lokale, ka shkaktuar probleme në disa rrugë të qytetit, ku janë raportuar dëme materiale.
Siç bëhet e ditur nga QMK, një punonjës i një lokali në fshatin Lisec ka bërë të ditur se nga stuhia janë dëmtuar disa vetura në parkingun e kateringut dhe se pritet që shërbimet kompetente të bëjnë kontroll.
Në orën 19:49, në QKUK, 112 është raportuar se pas reshjeve të dendura të shiut, uji ka hyrë në disa oborre në rrugën “Ivo Lola Ribar” dhe se ka dëme materiale.
Një derdhje e kanalizimeve u raportua në rrugën 169 të qytetit.
“Uji i tejmbushur nga kanalizimet po hyn në oborret e banorëve të kësaj zone dhe rrezikon përmbytjen e banesave të tyre familjare”, thuhet në informacionin e QMK-së.
Po ashtu në Qendrën për Menaxhimin e Krizave ka marrë informacion se janë përmbytur bodrumet e shtëpive familjare në rrugën “172” në Tetovë.
Shtabi i Krizave i Komunës së Tetovës ka njoftuar QMK-në Rajonale se nga stuhia është bllokuar rruga lokale për në fshatin Vejcë të Shar Planinës, si dhe rruga afër kazermës së Tetovës e cila është vërshuar, ndërsa një veturë ka mbetur e bllokuar.
“Ka kanalizime të bllokuara edhe në pjesën e sipërme të qytetit dhe në Golemë Reçicë dhe një sasi e madhe uji ka hyrë në shtëpi private, oborre dhe bodrume. Shtabi komunal i krizës është aktiv dhe pret intervenim në zonat e krizës, ndërsa QMK-ja është njohur edhe me Ndërmarrjen Komunale Publike “Kanalizacija” nga Tetova, e cila informon se do të dërgojë persona për intervenim”, njofton QMK.