Përmbytje në lindje të Australisë, humbin jetën 3 persona

Tre persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin Uellsi i Ri Jugor (NSW) në lindje të Australisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të ABC News, reshjet e dendura të shiut kanë ndërprerë jetën në shumë pjesë të NSW-së, duke shkaktuar përmbytje në përmasa të gjera.

Bëhet e ditur se u gjetën trupat e dy burrave dhe një gruaje, të moshës 30 dhe 63 vjeç, të cilët u rrëmbyen nga ujërat e përmbytjeve në rajon.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë përmbytur shumë zona u lëshuan më shumë se 100 paralajmërime emergjence.

U lëshua urdhër evakuimi

Mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen për shkak të përmbytjeve në lindje të Australisë.

Mijëra njerëzve u është kërkuar të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në rajonet Hunter Valley dhe Mid North Coast të NSW.

Më shumë se 4.000 familje në të gjithë rajonin kanë mbetur pa energji elektrike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button