Përfundon protesta e studentëve

Studentët në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar sot në Shkup, ku kërkuan zbatimin e gjuhës shqipe nëpër institucione. Njëri nga organizatorët e protestës Mevlan Ademi, tha se policia ka arrestuar disa persona. Ai gjithashtu tha se studentët nga Tetova dhe Tirana janë ndaluar nga policia, ndërsa këta të fundit janë kontrolluar një nga një dhe janë devijuar në autostradë gjatë rrugës së tyre për në Shkup. Ademi gjatë fjalimit të tij tha se protestat janë paqësore dhe kërkoi që organet e shtetit të veprojnë në mënyrën e njëjtë. Ai gjithashtu tha se kërkesa për zbatimin e gjuhës shqipe në institucione nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button