Pas tri orësh Thaçi del nga QKUK ku ishte për vizitë tek babai i tij

Pas më shumë se tre orësh qëndrim, ish-presidenti Hashim Thaçi ka dalë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku ishte për vizitë te babai i tij.

I rrethuar nga forcat e shumta policore dhe ato të EULEX-it, Thaçi kishte mbërritur në QKUK rreth orës 11:00.

Ai u prit me thirrjet “UÇK-UÇK”, ndërsa përshëndeti me dorë edhe qytetarët që ishin mbledhur për të.

E numri i qytetarëve që po prisnin për ta parë ish-presidentin nga afër ishte i madh.
Krahas qytetarëve, aty është parë edhe vëllai i tij, Gani Thaçi.

Thaçit deri më tani i ishin refuzuar disa kërkesa për ta vizituar babanë e sëmurë.

Vizita e tij u zhvillua në masa të rrepta sigurie, jo vetëm jashtë qendrës së QKUK-së por edhe brenda saj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button