Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky: Negociatat nuk duhet të zhvillohen pas kurrizit tonë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, ka reaguar rreth egociatave që SHBA-ja dhe Rusia po i zhvillojnë për Ukrainën në Rijad të Arabisë Saudite.

Gjatë deklaratës për mediat, Zelensky theksoi se negociatat për t’i dhënë fund luftës nuk duhet të zhvillohen “pas kurrizit tonë”.

Ai nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së Ukrainës dhe vendeve evropiane në çdo diskutim që lidhet me të ardhmen e vendit të tij, duke shtuar se një paqe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

Lideri ukrainas gjithashtu njoftoi se ka shtyrë vizitën në Arabinë Saudite deri më 10 mars, duke theksuar se prioriteti mbetet koordinimi i mëtejshëm me aleatët për të siguruar mbështetje ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën. Ai u shpreh se vendi i tij do të vazhdojë të luftojë për sovranitetin dhe integritetin e tij territorial, duke kërkuar mbështetje më të madhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button