Paradoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoi

BDI-ja opozitare nuk mori pjesë në debatin publik në Tetovë për çështjen e objektit të ndërmarrjeve komunale, ku duhej të përballnin argumentet me kryetarin e Tetovës Bilall Kasami.
Këtë debat publik e kërkoi vetë BDI-ja, e cila ka kritikuar ndërtimin e objektit të ri për ndërmarrjet komunale në hapësirën e zjarrfikësve me partneritet publiko-privat.
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami ishte gati të debatojë me opozitën lidhur me këtë projekt, por nuk gjeti bashkëbisedues në sallën e debatit.
Objekti i ri, që duhet të ndërtohet me partneritet publiko-privat, i siguron komunës hapësira moderne dhe kushte dinjitoze pune për punonjësit e ndërmarrjeve komunale. Zjarrfikësit, NPK-ja, Sharri, Transporti dhe ndërmarrjet tjera prej vitesh përballen me kushte mizore dhe mungesë infrastrukture.



