Palestinezët falën namazin e xhumasë në Al-Aksa nën hijen e kufizimeve të Izraelit

Palestinezët që mundën të hynin në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, falën namazin e xhumasë nën hijen e kufizimeve të zbatuara nga Izraeli, raporton Anadolu.

Edhe këtë javë, palestinezët që mundën të hynin në xhaminë Al-Aksa e falën xhumanë në mesin e kufizimeve të cilat zbatohen nga Izraeli prej një periudhe më se 83-javore.

Policia izraelite zbaton kufizime të rrepta duke u ndaluar dhjetëra mijëra njerëzve të falin namaz në Al-Aksa që nga fillimi i sulmeve në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023.

Izraeli e përsërit vazhdimisht vendimin e tij për të penguar palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar që të kalojnë në Kuds për të falur namazin e xhumasë në Al-Aksa.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button