Pakistani: Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran në Zvicër është anuluar

Ministria e Jashtme e Pakistanit njoftoi se ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e planifikuar për të premten në Zvicër, është anuluar.
Siç është raportuar, marrëveshja është nënshkruar tashmë në mënyrë elektronike dhe tani është në fazën e zbatimit.
“Vizita e planifikuar është shtyrë pasi memorandumi i Islamabadit është nënshkruar tashmë elektronikisht, ka hyrë në fuqi dhe tani është në fazën e zbatimit”, tha zëdhënësi Mosharraf Zaidi, duke shtuar se Pakistani do të mbështesë fazën tjetër të procedurave të ndryshme “teknike”.



