Pacientët me kancer në Gaza përballen me “dënim me vdekje”

Dr. Mohammed Abu Nada, drejtor mjekësor i Qendrës së Kancerit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, thotë se pacientët e tij në enklavë po përballen me “një dënim të ngadaltë me vdekje”.
“Mungesa e rëndë e barnave kundër kancerit, mohimi i shërbimeve diagnostikuese dhe mbyllja e vazhdueshme e pikave kufitare, që ua pamundëson udhëtimin jashtë për trajtim, përbëjnë trekëndëshin e vdekjes që u kërcënon jetën në çdo moment,” tha ai në një deklaratë të publikuar në faqen e ministrisë në Telegram.
“E vetmja mënyrë për t’u shpëtuar jetën është largimi nga Rripi për trajtim,” shtoi mjeku, duke bërë thirrje për “veprime urgjente” për të dërguar më shumë pacientë me kancer jashtë vendit për mjekim.
Në muajin mars, Izraeli hodhi në erë të vetmin spital të specializuar për trajtimin e kancerit në Gaza. /Al Jazeera/


