Osmani në Malajzi: Një mikpritje e jashtëzakonshme nga Kryeministri Anwar Ibrahim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizita disaditore në Malajzi, ka shprehur falenderimin e saj për mikpritjen e veantë në këtë vend të Azisë.

Njoftimi i Osmanit në Facebook:

Një mikpritje e jashtëzakonshme nga Kryeministri Anwar Ibrahim gjatë drekës zyrtare në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya.

Elementet e pasura të kulturës malajziane — nga produktet tradicionale e deri tek vallet plot ngjyra — të ndërthurura mjeshtërisht me tingujt e muzikës së bukur shqipe, e bënë këtë drekë zyrtare edhe më të veçantë.

Faleminderit Malajzi!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button