OKB-ja ‘mbështet fuqishëm’ planin e Egjiptit për rindërtimin e Gazës

Antonio Guterres ka deklaruar se mbështet fuqishëm një plan egjiptian, i cili iu paraqit liderëve arabë në një samit në Kajro, për rindërtimin e Gazës pa zhvendosjen e banorëve palestinezë.