OKB i bën thirrje Pakistanit ta lirojë menjëherë ish-kryeministrin Imran Khan

Grupi i Punës për Paraburgimin Arbitrar i OKB-së deklaroi se ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan mbahet në burg në mënyrë “arbitrare” dhe se kjo është shkelje e ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Grupit të Punës për Paraburgimin Arbitrar të OKB-së kërkohet të ndërmerren hapat e nevojshëm për lirimin sa më të shpejtë të Khanit që ndodhet në burg. “Ish-kryeministrit Khan duhet t’i paguhet dëmshpërblim, se duhet t’i kompensohen të drejtat e tjera në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se ish-kryeministri po mbahet në burg në mënyrë arbitrare”, thuhet në deklaratë.

Më tej tërhiqet vëmendja se akuzat ndaj Khanit nuk bazohen në bazë ligjore ndërsa akuzat dhe gjyqet “duket se janë kryer në mënyrë politike për të penguar ish-kryeministrin të marrë pjesë në zgjedhje”.

Në deklaratë i bëhet thirrje Pakistanit të sigurojë hetim të plotë dhe të pavarur të rrethanave që lidhen me heqjen arbitrare të lirisë së Khanit dhe të merren masat e nevojshme kundër atyre që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të tij.

– SHBA-ja i bën thirrje Pakistanit të “respektojë të drejtat e njeriut”

Sipas lajmit të televizionit “Geo News”, zëvendës zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, në përgjigjen e tij ndaj pyetjes së një gazetari në konferencën për media tha se çështja e Imran Khanit është çështje e brendshme e Pakistanit.

“Ne i bëjmë thirrje Pakistanit të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshirë lirinë e shprehjes, lirinë e organizimit, lirinë e tubimit paqësor dhe lirinë e fesë”, tha Patel.

Një padi ishte ngritur më parë kundër ish-kryeministrit Khan me akuza të tilla si zbulimi i sekreteve shtetërore dhe martesa e paligjshme. Khan ndodhet në burg që nga 5 gushti 2023, për shkak të çështjeve të ndryshme për të cilat ai gjykohet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button