OKB dënon përshkallëzimin e vazhdueshëm ushtarak të Izraelit në Siri

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë e ka dënuar “fuqishëm” përshkallëzimin e vazhdueshëm ushtarak të Izraelit në Siri, përfshirë sulmet ajrore.
Duke shprehur shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të Marrëveshjes së Çdislokimit të Forcave të vitit 1974, Geir Pedersen tha në një deklaratë: “Veprime të tilla janë të papranueshme, rrisin tensionet rajonale dhe minojnë përpjekjet për de-përshkallëzim dhe një tranzicion politik të qëndrueshëm në përputhje me parimet kryesore të rezolutës 2254 (2015) të Këshillit të Sigurimit”.