OKB: 70 për qind e Rripit të Gazës nën urdhra zhvendosjeje ose në zona të militarizuara izraelite

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha sot se 70 për qind e Rripit të Gazës është brenda zonave të militarizuara izraelite ose nën urdhra zhvendosjeje, ose në zona ku të dyja mbivendosen, transmeton Anadolu.

Duke theksuar pengimin e vazhdueshëm të përpjekjeve të ndihmës për shkak të kufizimeve izraelite, zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha në një konferencë për shtyp se “partnerët e OKB-së që punojnë për të mbështetur telekomunikacionin në Gaza na tregojnë se kablloja me fibra optike është dëmtuar për më shumë se gjashtë javë, ndërsa autoritetet izraelite vazhdojnë të mohojnë kërkesat e koordinimit për të na lejuar ta riparojmë atë”.

“Refuzimi i fundit ishte këtë mëngjes, pasi kablloja është një burim kritik i lidhjes së të dhënave për ndihmësit humanitarë”, tha Haq.

Ai shtoi se ekipet e OKB-së ende po përpiqen të sigurojnë akses të vazhdueshëm në karburant.

“Sot, një ekip i OKB-së i udhëhequr nga OCHA (Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare) mori disa furnizime nga një stacion karburanti në Rafah pasi autoritetet izraelite lehtësuan përpjekjet e kolegëve tanë për ta arritur atë”, njoftoi më tej ai.

“Kjo është dita e dytë radhazi që na është lejuar të marrim karburant nga Rafah pas gati tre javësh refuzimesh”, tha Haq.

Megjithatë, ai vuri në dukje se këto furnizime “përfaqësojnë një sasi të vogël në krahasim me nevojat e mëdha”, duke theksuar se “OCHA e OKB-së thekson nevojën që autoritetet izraelite të lehtësojnë lëvizjet humanitare brenda Gazës”.

“70 për qind e Rripit të Gazës është ose brenda zonës së militarizuar ushtarake izraelite, nën urdhra zhvendosjeje, ose në zona ku këto të dyja mbivendosen”, deklaroi ai.

I pyetur në lidhje me diskutimet mbi planet e Izraelit për shpërndarjen e ndihmës të mbështetura nga SHBA-ja, Haq informoi se OCHA dhe partnerët e saj humanitarë “morën pjesë në një takim me Shtetet e Bashkuara disa ditë më parë si pjesë e dialogut tonë të vazhdueshëm se si të sigurohemi që ndihma të arrijë tek populli i Gazës në përputhje me parimet humanitare”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button