Numërohen mbi 66% e votave me postë: VV e para me 52.72%, LDK e dyta me 29.74%, PDK e treta me 7.98%

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit te fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Deri të hënën në mesnatë, në orën 00:54, jan numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti të votimit (66.31%) që i përkasin votuesve nga komuna te ndryshme.

Vetëvendosje dhe LDK kanë një rritje krahasauar me përditësimin e fundit që ishte bërë dje në ora 15:34, kurse kanë rënie PDK dhe koalicioni AAK-NISMA.

Vetëvendosje renditet e para me 52.72% në përditesimin e ri, pasi në perditësimin e djeshem kishte 51.34 per qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80%, kurse në përditësimin e djeshëm kishte

29.74%.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.98% dhe ka rënie me krasuar përditësimin e djeshëm që kishte 8.12%.

AAK-NISMA ka pësuar rënie pasi nga 4.15 sa ishte dje, në përditësimin e ri ka 3.32%.

Përditësimi i ri i bërë në mbrëmë pas mesante në ora 00:54.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button