Njihuni me ‘AI Steve’, kandidatin e parë të Intelegjencës Artificiale (AI) që konkurron në zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar

Inteligjenca artificiale ka pushtuar shumë aspekte të botës sonë moderne dhe tani është gati të lërë gjurmën e saj në politikë. Megjithatë, në vend që të numërojë fletëvotimet apo të shkruajë fjalime fushate, IA-ja po përgatitet të kandidojë për një vend në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

“AI Steve”, i cili është alter egoja e inteligjencës artificiale të 59-vjeçarit Steve Endacott, do të jetë në mesin e qindra kandidatëve në garë për t’u bërë anëtar i parlamentit në zgjedhjet kombëtare të Britanisë së 4 korrikut.

Në faqen zyrtare të kandidatit, avatari i krijuar nga IA-ja angazhohet në kohë reale për tema që variojnë nga strehimi deri te mbledhja e mbeturinave dhe imigrimi. Më pas paraqet idetë e politikave përpara se të kërkojë sugjerimet e tyre.

Komisioni Zgjedhor, mbikëqyrësi i zgjedhjeve, tha se nëse ai fiton, Endacott do të ishte anëtari i parlamentit dhe jo avatari i tij i IA-së.

Shumica e banorëve vendas duket se nuk kanë dëshirë të votojnë për një kandidat të IA-së.

“IA-ja dhe politikanët kanë të vetmen gjë të përbashkët,” tha banori vendas Andy Clawson. “Atyre nuk mund t’u besohet.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button