Një vit nga miratimi i Ligjit për lojërat e fatit dhe rrënimit të perandorisë së BDI-së me kazinotë dhe bixhozin online
Gati një vit nga miratimi i Ligjit të lojërave të fatit vendim që solli edhe fundin e përcaktimit të BDI-së për ekspansionimin e lojërave të fatit si dhe fillimin e fundit të Artan Grubit dhe mikut të tij, ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami. Që të dy aktualisht janë në arrati dhe ndaj tyre është shpallur flet arrest ndërkombëtarë. Por si u zhvillua e gjithë ngjarja?
Në shkurt të vitit të kaluar, Artan Grubi tentoi që përmes plotësimit të ligjit të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese, ta rregullon çështjen e ndarjes së bixhozit online, por u kundërshtua nga tre palë.
E para, e kundërshtuan Asociacioni i Bastoreve. E dyta, kundër pjesërisht ishin edhe partnerët e koalicionit qeverisës LSDM, ndërkaq në mbështetje të Grubit, kishte dalë atëherë vetëm Aleanca Shqiptare e krahut të Selës. Dhe së treti, edhe pse e miratuan në mënyrën si e miratuan, presidenti Stevo Pendarovski, nuk e dekretoi ligjin. Në fund, ligji u kthye në lexim të tretë, por kësaj radhe nuk mori votat e nevojshme për miratim.
Pasoi formimi i katër shoqërive tregtare për organizimin e lojërave të fatit, Mozzart, Vezuv, 77Bits dhe Novomatik në kuadër të Video Lotarisë Shtetërore. Kjo u bë me vendim të Qeverisë, ku struktura e Grubit u vendos nëpër bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të tyre, për të pasur mbikëqyrje dhe kontrollin e plotë ndaj organizimit dhe zbatimit të lojërave të fatit online. Aty u vendosën emra të njohur si, miku i Grubit Omer Bunjaku, anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së Artin Spahiu, shefja e Kabinetit të Grubit Havushe Leskovica, por dhe Hadije Hoxha, bashkëshortja e pasardhësit të Artan Grubit te Lëvizja ZGJOHU.
Lotaria Shtetërore ka furnizuar këto shoqëri tregtare me aparate VLT në vlerë prej 8.2 milionë euro edhe pse ata nuk kanë pasur të drejtë t’i përdorin dhe për këtë, aparatet asnjëherë nuk janë përdorur. Për të gjitha këto shpërdorime, Grubi dhe Bajrami ndiqen penalisht derisa ndodhen në arrati, ndërsa për dy persona të tjerë, përfshi edhe ish kryeministrin Dimitar Kovaçevski prokuroria ka njoftuar se akoma janë duke u ndërmarrë masa hetuese. /Alsat.mk