Një grua akuzon kreun e San Diegos për urrejtje ndaj muslimanëve, pas të shtënave në xhami

Kryetari i bashkisë së San Diegos, Todd Gloria u ndërpre dhe u qortua gjatë një konference për mediat, të mbajtur disa orë pas të shtënave në një xhami lokale që lanë tre të vdekur, transmeton Anadolu.
Autoritetet thanë se tre viktima u vranë në incidentin në Qendrën Islamike të San Diegos, Kaliforni, më herët gjatë ditës. Dy të dyshuar adoleshentë të armatosur vdiqën gjithashtu nga plagët e shkaktuara vetë me armë zjarri, sipas forcave të rendit.
Para se Gloria të mbante një deklaratë publike, një grua në audiencë i bërtiti dhe e fajësoi për sulmin, duke thënë se ishte një “rezultat i drejtpërdrejtë i lidershipit tënd”.
“Vëllezërit dhe motrat tona muslimane kanë folur me ty për sa kohë? Duhet t’i dëgjosh ata, Todd”, tha ajo.
“T’i e inkurajove propagandën sioniste. Dhe do të vazhdosh ta bësh këtë për sa kohë që të mbush xhepat e t’u të mallkuar”, shtoi gruaja.
Në konferencën për mediat, Gloria tha: “Urrejtja nuk ka vend në San Diego. Islamofobia nuk ka vend në San Diego. Një sulm ndaj çdo banori të San Diegos është sulm ndaj të gjithë banorëve të San Diegos dhe ne nuk do ta durojmë këtë”.



