Nikolloski: Kroacia ka miratuar një ligj që do t’u lejojë shoferëve profesionistë të marrin viza afatgjata

Kroacia ka miratuar një ligj që do t’u lejojë shoferëve profesionistë të marrin viza afatgjata, njofton zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski.

“Ky është një hap përpara në zgjidhjen e problemit që lindi me futjen e sistemit EES në zonën Shengen. Ky ligj do t’i ndihmojë shumë shoferët profesionistë të vendit.
Ky është zbatimi i marrëveshjes që bëmë me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin Oleg Butkoviq në janar të këtij viti.

Zvicra tashmë po lëshon viza afatgjata. Presim që edhe vende të tjera të bashkohen.

Ne vazhdojmë të punojmë drejt zgjidhjeve konstruktive për shoferët tanë profesionistë”, shkruan në profilin e tij në Facebook Nikolloski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button