Nigeri, mbi 2 milionë njerëz të zhvendosur si pasojë e përmbytjeve

Më shumë se 2 milionë njerëz janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve në shtetin Kogi të Nigerisë, transmeton Anadolu.

Zyrtari për Menaxhimin e Fatkeqësive të Kryqit të Kuq të Shtetit Kogi, Umar Y. Mahmud, në deklaratën e tij tha se përmbytjet ndodhën në 9 rajone të shtetit Kogi si rezultat i vërshimit të lumenjve Niger dhe Benue.

Ai theksoi se më shumë se 2 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të përmbytjeve.

Duke shpjeguar se ekipet e shpëtimit ndihmuan në evakuimin e banorëve në kampe dhe fshatra, Mahmud tha: “Situata është shumë e keqe tani sepse lumi Niger po rritet”.

Sipas tij, 150 mijë hektarë tokë kanë mbetur nën ujë nga përmbytjet.

Këtë vit në Nigeri humbën jetën rreth 300 persona si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button