Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital

Një nxënës është plagosur me mjet të mprehtë në një shkollë fillore në fshatin Haraçinë të Shkupit, gjatë një përleshjeje me një bashkëmoshatar të tij, njoftoi policia.
Fëmija i lënduar, moshën e të cilit Ministria e Punëve të Brendshme nuk e bën të ditur, është dërguar për mjekim në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”.
Deri më tani nuk ka informacione as për rrethanat e sakta se si ka ardhur deri te përleshja e përgjakshme, e as për shkallën e seriozitetit të lëndimeve të nxënësit.


