Nga fitimet milionëshe në humbje prej 1,8 milionë eurosh – Spitali “Zhan Mitrev” hesht për financat!

Spitali privat “Zhan Mitrev” në Shkup e ka mbyllur vitin 2025 me humbje prej rreth 1,8 milionë eurosh, pavarësisht rritjes së të ardhurave për 8,41 për qind.
Sipas të dhënave financiare të publikuara nga portali “Pari”, spitali kishte realizuar fitim prej mbi 114 mijë eurosh në vitin 2024, ndërsa në vitin 2021 fitimi kishte arritur rreth 9,2 milionë euro. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e fitimit të vitit 2021 lidhej me shitjen e një pjesëmarrjeje në kapital.
Portali “Skopjeinfo” i ka dërguar spitalit shtatë pyetje lidhur me humbjet financiare, detyrimet dhe bashkëpunimin me Fondin e Sigurimit Shëndetësor, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje.

Nga spitali më herët kishin deklaruar se humbin mesatarisht 3.517 euro për çdo operacion të kryer për pacientët e siguruar përmes Fondit, duke pretenduar se vetëm gjatë vitit 2024 humbjet nga ky bashkëpunim tejkaluan katër milionë euro. Këto përllogaritje nuk janë konfirmuar nga një analizë e pavarur.

Ndërkohë, institucioni vazhdon të përballet edhe me çështje gjyqësore që lidhen me trajtimin e pacientëve gjatë pandemisë COVID-19. Doktori Zhan Mitrev dhe mbrojtja e tij i kanë hedhur poshtë akuzat.

Mungesa e përgjigjeve nga drejtuesit e spitalit lë të hapura pyetjet për shkaqet e humbjeve dhe qëndrueshmërinë financiare të institucionit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button