Netanyahu paralajmëron Lindjen e Mesme: Nuk ka vend ku Izraeli nuk mund të arrijë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se nuk ka vend ku “krahët e gjatë” të Izraelit nuk mund të arrijnë, në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten.

Netanyahu ka thënë se paralajmërimi vlen për të gjithë Lindjen e Mesme.

“Ne po fitojmë”, ka thënë ai, duke treguar një hartë që e quajti “mallkimi” i ndikimit të Iranit dhe një tjetër që e përshkroi si “bekim”.

Netanyahu bëri thirrje që t’u jepet fund përpjekjeve për “zbutje” të Iranit.

“Gjithçka duhet bërë për të siguruar që Irani të mos marrë armë bërthamore”, ka deklaruar ai, duke shtuar se Izraeli e kërkon, e do dhe do ta rivendosë paqen.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Netanyahu këmbënguli se Izraeli nuk dëshiron që asnjë i pafajshëm të vdesë.

“Asnjë ushtri nuk ka bërë atë që Izraeli po bën për të minimizuar viktimat civile: ne lëshojmë fletushka, dërgojmë mesazhe me tekst, bëjmë miliona telefona për t’u siguruar që civilët palestinezë të shpëtojnë nga rruga e keqe”, ka thënë ai.

Që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza më 7 tetor, mijëra civilë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button