Në ujin e Gostivarit ende ka bakterie

Bakteria Pseudomonas aeruginosa vazhdon të jetë e pranishme në ujin e Gostivarit. Ajo mund të shkaktojë infeksione të lëkurës, syve dhe veshëve, si dhe infeksione të traktit urinar dhe mushkërive te personat e ndjeshëm, transmeton Portalb.mk.

Uji nga ujësjellësi i Gostivarit është teknikisht i rregullt, por ende nuk guxon të përdoret për pije dhe përgatitjen e ushqimit për shkak të pranisë së bakteries Pseudomonas aeruginosa. Edhe pse uji është vlerësuar si teknikisht i rregullt, autoritetet theksojnë se ai ende paraqet rrezik për t’u përdorur për pije.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, ka thënë se sipas analizave të fundit në ujin e pijshëm është konstatuar prania e Pseudomonas aeruginosa.

“Këto baktere e bëjnë ujin mikrobiologjikisht të papërshtatshëm dhe të pasigurt për konsum, sepse janë të rrezikshme për shëndetin, veçanërisht për personat me imunitet të dobësuar. Mund të shkaktojnë infeksione të lëkurës, syve dhe veshëve, si dhe infeksione të traktit urinar dhe mushkërive te personat e ndjeshëm. Karakteristikë e tyre është se tregojnë rezistencë të lartë ndaj një numri të madh ilaçesh dhe antibiotikësh të zakonshëm”, deklaroi Angellov.

Sipas Angellovit, analizat tregojnë përmirësim të gjendjes së ujit, por procesi i hiperklorimit vazhdon pasi në disa mostra ende ka baktere.

zbulua një pompë që fuste drejtpërdrejt ujëra të ndotura në sistemin e ujësjellësit. Inspektorët e Agjencisë dolën në terren së bashku me policinë pas shtimit të raportimeve të qytetarëve për probleme me stomakun.

Disa ditë më vonë, drejtoresha e NP “Komunalec” në Gostivar dhe edhe dy të punësuar u arrestuan, ndërsa ndaj tyre u hap hetim për ndotjen e ujit në Gostivar. Ata dyshohen se, me lëndë të dëmshme, e kanë bërë të papërdorshëm ujin për pije në dhomën e tejmbushjes së sistemit që furnizon me ujë Komunën e Gostivarit dhe disa fshatra përreth. Sipas hetimit, më 25 qershor të dyshuarit kishin urdhëruar punonjësit të vendosnin tre pompa zhytëse në një kanal me ujë sipërfaqësor të ndotur pranë dhomës së tejmbushjes së ujit të pijshëm për të testuar presionin e ujit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button