Në rrugën Shkup-Bllacë vendoset tabela e re edhe në shqip
Në hyrje të kufirit të Bllacës tashmë qëndron tabela me përshkrimin e emrit të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut,e shkruar në gjuhën maqedonase,shqipe, në ate angleze dhe frenge.
Kjo pasi disa ditë më parë në mënyrë të mistershme ishin vendosur tabela në të cilat nuk figuronte gjuha shqipe. Pastaj poashtu në mënyrë të mistershme ato tabela ishin larguar ndërsa u zëvendësuan me këto tabela të reja të cilat reflektojnë etnitë shumicë në vend.
Për rastin pati shumë reagime ndërsa kryeministri e cilësoi si akt për tentin destabilizimi të vendit.
“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë”, tha Mickoski disa ditë më parë.