Në Parlament do të ketë pyetje deputetësh

Kuvendi sot do të mbajë mbledhjen e 21-të, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve.

Një seancë e tillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit gjatë muajit.

Sipas Rregullores së re të punës, seancë për pyetje deputetësh ka pasur edhe më 21 nëntor dhe ka zgjatur dy orë.

Në Kuvend atëherë u informua se mbajtja e kësaj seance me pyetje deputetësh është konform nenit 42 të Rregullores së miratuar në vitin 2023 e cila fillon të zbatohet nga ky mandat.

Në bazë të nenit 42 – (1) pyetjet e deputetëve nga deputetët e grupeve parlamentare në opozitë dhe nga deputetët e opozitës të cilët nuk janë të organizuar në grup parlamentar realizohen një herë në muaj, ditën kur mbahet seancë e Kuvendit. Nëse gjatë muajit nuk thirret seancë, Kryetari i Kuvendit duhet të thërrasë një seancë për pyetje deputetësh. (2) Pyetjet e deputetëve nga paragrafi (1) i këtij neni realizohet pas caktimit të rendit të ditës të seancës në kohëzgjatje prej dy orësh.

Sipas Rregullores, pyetje deri te kryeministri dhe ministrat të parët parashtrojnë deputetët e opozitës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button